Arsenali dështoi të afrojë Vinicius, por gjen në Australi Espoziton e Interit

Arsenali dështoi të afrojë Vinicius, por gjen në Australi Espoziton e Interit

Adriatik BALLA Arsenali raportohet se ka kthyer vëmendjen te një objektiv i ri, pasi Vinicius Junior nënshkroi kontratë të re gjashtëvjeçare me Real Madridin – ndërsa tani londinezët përballen me konkurrencën e Mançester Junajtid. Pavarësisht se ishte lidhur fuqishëm me një transferim te Arsenali, Vini Jr. do të vazhdojë të luajë për Real Madridin e Hoze Murinjos sezonin e ardhshëm. 26-vjeçari nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse gjashtëvjeçare me madrilenët, duke i dhënë fund shpresave të Mikel Artetës për ta transferuar atë. Megjithatë, Andrea Berta dhe Arteta nuk kanë humbur kohë në merkato, pasi klubi nga Premier League tashmë ka dërguar skautë në Perth të Australisë për të monitoruar paraqitjet parasezonale të një sulmuesi shumë të kërkuar. Siç raporton “The Sun”, Arsenali është i gatshëm të konkurrojë...