Përplasje e trefishtë në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një person

Përplasje e trefishtë në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një person

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit. Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. gijotina.com/