Vllaznia me probleme në radhët e grupit, shpresohet te rikthimi i Kastratit

Vllaznia me probleme në radhët e grupit, shpresohet te rikthimi i Kastratit

Adriatik BALLA Edhe pse prej më shumë se gjashtë muajsh vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta për shkak të dëmtimit, Lirim Kastrati mbetet futbollisti me vlerën më të lartë të tregut në radhët e Vllaznisë. Sulmuesi kuqeblu vlerësohet me 300 mijë euro, një shifër që konfirmon cilësitë dhe potencialin e tij, pavarësisht periudhës së gjatë pa aktivitet. Besimi te Kastrati mbetet i madh, ndërsa në Shkodër shpresojnë që rikthimi i tij të sjellë edhe njëherë kontributin që ai ka treguar në të kaluarën. Në të njëjtën vlerë prej 300 mijë eurosh renditet edhe Bruno Brajkoviç. Mbrojtësi kroat, i afruar gjatë merkatos së kësaj vere, konsiderohet një nga përforcimet më cilësore të skuadrës dhe menjëherë është pozicionuar në krye të listës së futbollistëve më të...