Ministria e Financave nis përgatitjet për Eurobondin e ri

Ministria e Financave nis përgatitjet për Eurobondin e ri

Ministria e Financave ka nisur përgatitjet paraprake për emetimin e Eurobondit gjatë vitit 2027, në një kohë kur treguesit makroekonomikë të vendit vijojnë të mbeten pozitivë. Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, bëri të ditur se gjatë një takimi me përfaqësues të Erste Group u diskutuan zhvillimet më të fundit makroekonomike, planet e qeverisë për huamarrje në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe bashkëpunimi me partnerët financiarë. Sipas Yzeirajt, dialogu me institucione financiare ndërkombëtare si Erste Group shërben për të prezantuar ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe për të forcuar besimin e investitorëve përpara emetimit të Eurobondit. “Me përfaqësuesit e Erste Group, një konglomerat financiar austriak, i përqendruar në Evropën Qendrore dhe Lindore, diskutuam mbi zhvillimet më të fundit makroekonomike; Planet tona për huamarrje në tregjet ndërkombëtare të...