Abissnet Superiore, java e parafundit: Tirana fiton klasiken ndaj Vllaznisë. Flamurtari bie në të Parën

Abissnet Superiore, java e parafundit: Tirana fiton klasiken ndaj Vllaznisë. Flamurtari bie në të Parën

6 Maj 2026 18:13 Telesport Janë luajtur këtë pasdite ndeshjet e javës së 35-të për Abissnet Superiore, e cila është java e parafundit. Flamurtari ka barazuar 1-1 me Teutën, duke rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Teuta duhet të fitojë patjetër ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Egnatias për të qëndruar në Superiore. Në “Selman Stërmasi”, Tirana fitoi klasiken ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0, falë golit të Rafa Freitas në pjesën e parë.  Në javën e fundit, Tirana luan në transfertë ndaj Elbasanit. Dinamo ka barazuar 2-2 me Vorën, duke siguruar edhe matematikisht vendin e katërt që të dërgon në “Final Four”. Nevil Dede e nis me këmbë të mbarë tek Egnatia, e cila fitoi 2-0 ndaj Partizanit. Bylis bëri detyrën në shtëpi duke fituar...