15 gola në 20 ndeshje, Roma zyrtarizon blerjen e sulmuesit që shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit
26 Maj 2026 17:40 Telesport Roma ka zyrtarizuar transferimin përfundimtar të qendërsulmuesit Donyell Malen nga Aston Villa, e cila ishte një detyrim pas kualifikimit të verdhekuqve në Kupat e Europës, konkretisht në Champions League. Holandezi u transferua gjatë merkatos së janarit dhe në 20 ndeshje me verdhekuqtë, ka shënuar 15 gola. Në barë të marrëveshjes së bërë në janar, Roma është e detyruar të paguajë 25 milionë euro në arkat e Aston Villa-s. “AS Roma mund të konfirmojë se ka përfunduar nënshkrimin e Donyell Malen me një marrëveshje të përhershme. Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2030. Urime, Donyell”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit kryeqytetas.
Burimi:
telesport.al