Spiunazhi serb, Prokuroria Speciale: Është një rrezik për Kosovën

Spiunazhi serb, Prokuroria Speciale: Është një rrezik për Kosovën

Kosova është e rrezikuar nga spiunashi serb. Alarmin e ka ngritur Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu. Në një prononcim për Radio Europa e Lirë, Kodraliu bën me dije se siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura me shërbimet sekrete serbe. Arrestimet e fundit ngrenë shqetësime për përmasat e kërcënimit dhe gatishmërinë institucionale për t’u përballur me të. Veprimet e spiunazhit rrezikojnë drejtpërdrejt rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, shtoi ai. Megjithatë, ai siguron se kjo strukturë është e përgatitur dhe e gatshme të...