Spiropali në Prishtinë: Koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Spiropali në Prishtinë: Koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u takua sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi u zhvillua në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria”.Në qendër të diskutimeve ishte përshpejtimi i integrimit evropian dhe euro-atlantik të Kosovës, si dhe forcimi i rolit të saj në arenën ndërkombëtare. Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria mbështet pa kushte Kosovën në këto procese.“Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes ndaj Kosovës. Është koha për heqjen e sanksioneve dhe për inkurajimin e shtetit më...
Burimi: Diasporashqiptare.al