Spanja drejt krizës politike, Qeveria e Sanchez humbet votimin për strehimin e emigrantëve! Presion për zgjedhje të parakohshme

Spanja drejt krizës politike, Qeveria e Sanchez humbet votimin për strehimin e emigrantëve! Presion për zgjedhje të parakohshme

Qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, pasi deputetët rrëzuan dy dekretet emergjente për strehimin që synonin të përballonin krizën e banesave në vend. Dekreti i parë u rrëzua me 178 vota kundër dhe 172 pro, ndërsa i dyti me 184 vota kundër dhe 166 pro. Vendimtare rezultuan votat e partisë katalanase Junts de Catalunya, e udhëhequr nga Carles Puigdemont, e cila kishte paralajmëruar më herët se do të votonte kundër. Pas këtij votimi është shtuar presioni ndaj Sanchez për të shpallur zgjedhje të parakohshme, me 29 nëntorin që po përmendet si data e mundshme. Ndërkohë, mijëra protestues vijojnë të jenë të mbledhur në sheshin Puerta del Sol në Madrid. Komiteti i qiramarrësve, që drejton protestat, ka thirrur manifestime të njëkohshme...