SPAK ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Korçës/ Koordinimi i hetimeve, në fushën e zgjedhjeve

SPAK ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Korçës/ Koordinimi i hetimeve, në fushën e zgjedhjeve

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, u zhvillua një takim pune mes drejtuesjes së prokurorisë, drejtorit të DVP-së Korçë dhe përfaqësues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në Prokurorinë e Korçës zhvillohet takim ndërinstitucional në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të hetimeve për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Ky takim, organizohet në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK “Mbi komunikimin e ndërsjelltë efikas dhe bashkëpunimin reciprok lidhur me hetimet mbi vepra penale gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë 2025”. Palët diskutuan rëndësinë e reagimit të shpejtë, koordinimit efektiv dhe ndarjes së informacionit ndërmjet institucioneve, me qëllim identifikimin...