Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK shtyn për herë të katërt hetimet ndaj Arben Ahmetajt
Arben Ahmetajt TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë sërish edhe me tre muaj hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Pas shtyrjes së mëparshme në muajin mars, SPAK ka kërkuar kohë shtesë deri në shtator, me arsyetimin se ende nuk kanë mbërritur të gjitha përgjigjet nga letër-porositë dërguar autoriteteve zvicerane. Kjo është hera e katërt që SPAK shtyn hetimet. Prokuroria e Posaçme kishte afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, por është vendosur një afat i ri. Në përfundim të hetimit, dosja...