Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
SPAK: Pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, Jonaid Myzyri
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyrin është pezulluar nga detyra nga ana e SPAK. Ndaj tij është vendosur masa “Detyrim paraqitje” përpara OPGJ. Myzyri është i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Njoftimi i SPAK: Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë...