SPAK jep pretencën për autorët që thurën planet e vrasjes së Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit…

SPAK jep pretencën për autorët që thurën planet e vrasjes së Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit…

SPAK- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të akuzuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Sipas akuzës, të dy, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet për realizimin e atentateve gjatë periudhës qershor-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Duka.Çështja është një fraksion i dosjes së njohur si “Revanshi”, ku hetimet u mbështetën në mijëra komunikime të zbardhura në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, përmes të cilave u zbuluan plane dhe episode të ndryshme të përplasjes mes grupeve kriminale.Ervis...