Tragjedia në Elbasan/ Inxhinieri ngre alarmin: Bombolat e gazit në pallate janë si TRITOLI, ja çfarë kërkon të ndalohet!

Tragjedia në Elbasan/ Inxhinieri ngre alarmin: Bombolat e gazit në pallate janë si TRITOLI, ja çfarë kërkon të ndalohet!

Shpërthimi tragjik në Elbasan, që u mori jetën dy personave dhe la 10 të tjerë të plagosur, ka rikthyer debatin mbi sigurinë në pallatet e banimit dhe rrezikun që vjen nga përdorimi i bombolave të gazit. Inxhinieri i ndërtimit, Erion Softa kërkon masa urgjente, duke propozuar ndryshimin e kuadrit ligjor dhe kufizimin, deri në ndalimin e përdorimit të tyre në ndërtesat e banimit. Sipas inxhinierit, në rastin e pallatit pesëkatësh në Elbasan, dëmtimet nuk kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjeve në strukturën e objektit, por nga një pakujdesi që duhet të shërbejë si kambanë alarmi. “Objektet nuk janë ndërtuar për të mbajtur shpërthime të tilla. Nuk kemi të bëjmë me dëmtimin e strukturës së pallatit për shkak të ndërhyrjes, por për shkak të një pakujdesie...