“Vajzat janë jashtë rrezikut për jetën”, aksidenti në Dajç, Spitali Rajonal i Shkodrës: Asnjëra nuk ka nevojë për gjak
Mbrëmjen e kaluar, nga disa media, u raportua për një aksident në Dajç të Bashkisë Shkodër. Informacionet flisnin për 3 vajza që udhëtonin në një makinë dhe njëra prej tyre, ishte në gjendje të rëndë për jetën dhe kishte nevojë për gjak, e shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.DVP Shkodër, nuk doli me asnjë deklaratë, duke lënë të kuptohet se aksidenti nuk ka patur pasoja, as për jetën e vajzave. Në të njëjtën linjë, ka qenë edhe Spitali Rajonal i Shkodrës, i cili ka shpërndarë edhe një njoftim për mediat dhe publikun.“Vajzat nga Dajçi janë jashtë rrezikut për jetën dhe po bëhen procedurat me dalë nga spitali! Asnjëra nuk ka nevojë për gjak. Sepse dikush ka hedh që kërkohet gjak dhe ka pas disa dhurime…kushdo...
Burimi:
sarandanews.com