EMRI – Policia e Vau Dejësit arreston 57- vjeçain nga Shkodra, prodhoi 24 kg kanabis, kultivoi 78 bimë…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune intensive hetimore disamujore, të kryer me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “Vila”.Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua dhe u ndalua shtetasi Ndue Nikaj, 57 vjeç, banues në Shkodër.Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe në kultivimin e 78 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, që janë gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.10.2026, në fshatin Vilë, njësia administrative Temal.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.Post...
Burimi:
sarandanews.com