Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, pëson dëmtime edhe mjeti ngjitur

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, pëson dëmtime edhe mjeti ngjitur

Një automjet është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të dyshuar me lëndë plasëse në një nga gomat e tij të para, në orët e para të mëngjesit në Elbasan. “Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët”, njofton policia.