Shpërthimi i bombolës së gazit në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur, tejet i rrezikshëm për banim

Shpërthimi i bombolës së gazit në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur, tejet i rrezikshëm për banim

Kanë mbërritur ekspertët e institutit të ndërtimit në pallatin në Elbasan, i cili një ditë më parë u dëmtua rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në një prej apartamenteve. Ekspertët kanë deklaruar se ky pallati duhet të shembet pasi është tejet i rrezikshëm dhe i pabanueshëm. Pas shpërthimit kati i katërt u shemb dhe ra në katin e tretë, por duke shkaktuar edhe shumë dëme të tjera në pjesë të ndryshme të ndërtesës.