‘Plumbi i artë’, SPAK: 302 vite burg për 15 të pandehur, 10 për Nuredin Dumanin, 15 për Erion Alibej
Nuredin Dumani dhe Erion Alibej TIRANË-SPAK ka kërkuar 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes 'Plumbi i artë'. Për të pandehurit me statusin e të penduarit të drejtësisë, SPAK ka kërkuar, 10 vite burg për Nuredin Dumanin, 15 vite për Erion Alibej dhe 13 vite burg për Skerdi Tasen. Ndërkohë për Henrik Hoxhën, i cili më 2023 humbi statusin e të penduarit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 35 vite burg. Dënimi me 35 vite burg është kërkuar edhe për Petrit Qolin. Sa i përket Altin Ndocit, i cili më 13 janar u arratis nga ambjentet e spitalit të Durrësit dhe vijon në arrati, SPAK ka kërkuar 25 vite burg. Sipas pretencës së SPAK, dënimet me burg të kërkuara për të pandehurit janë: –...
Burimi:
zeri.ai