Molotovë drejt Bashkisë së Tiranës, Policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës (VIDEO)

Molotovë drejt Bashkisë së Tiranës, Policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës (VIDEO)

foto TIRANË- Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë janë zhvendosur pranë Bashkisë së Tiranës, ku turma ka hedhur bomba molotov në drejtim të godinës dhe një ministrie që ndodhet në afërsi të saj. Pas hedhjes së mjeteve ndezëse efektivët kanë reaguar me gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Zona përreth institucioneve është mbuluar nga tymi, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar. Incidentet pranë Bashkisë janë pjesë e një vale përplasjesh që kanë shoqëruar protestën gjatë orëve të fundit. Më herët protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të autobotëve të policis kanë përdorur lazerë ndaj efektivëve, ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat./ZËRI