Komisioni Evropian: 35 raste sulmesh ndaj gazetarëve në Kosovë, kritikohet gjuha e ashpër e Kurtit ndaj mediave

Komisioni Evropian: 35 raste sulmesh ndaj gazetarëve në Kosovë, kritikohet gjuha e ashpër e Kurtit ndaj mediave

Komisioni Evropian, në raportin vjetor për Kosovën, ka evidentuar 35 raste të sulmeve fizike dhe verbale apo kërcënimeve ndaj gazetarëve gjatë periudhës raportuese. Ky është një rënie e konsiderueshme krahasuar me vitin paraprak. Raporti thekson se ndër rastet e dokumentuara përfshihen pengimi i punës së gazetarëve nga zyrtarë të sigurisë. Gjithashtu, raporti përmend akuzat për gjuhë të ashpër nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ndaj gazetarëve dhe mediave. Sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë janë një shqetësim i vazhdueshëm sipas raportit të Komisionit Evropian për Kosovën. Komisioni bën thirrje që zyrtarët publikë të përmbahen nga retorika që shënjestron ose diskrediton gazetarët. Sulmet dhe frikësimi i tyre duhet të dënohen. Sipas raportit, gjatë periudhës raportuese një kameraman është arrestuar dhe mbajtur përkohësisht në paraburgim...