Instituti i Ndërtimit: Pallati në Unazën e Elbasanit është i pabanueshëm, nevojiten masa të menjëhershme sigurie
Pallati në Unazën e qytetit, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm i shkaktuar nga një bombol gazi, është vlerësuar i pabanueshëm dhe paraqet rrezik për sigurinë e banorëve. Konstatimet janë bërë gjatë inspektimit në terren nga drejtoresha e Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa, në prani të kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja. Drejtoresha e Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa, bëri të ditur se godina është ndërtuar në vitet ’70 dhe ka një strukturë të përbërë nga soletë SAP dhe tulla silikate. Sipas vlerësimit të saj, shpërthimi me fuqi të madhe, i shoqëruar edhe me dëmtimet e shkaktuara nga zjarri, ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në strukturën e objektit. Shkrepa theksoi se situata paraqitet problematike për shkak të rrezikut të shembjes së katit të pestë, çka mund...
Burimi:
kohajone.com