Nga frigoriferët te makinat, si po hyjnë hakerat në jetën tonë të përditshme?
Frigoriferi, kamera e sigurisë apo makina që drejtojmë mund të jenë më shumë sesa pajisje që na lehtësojnë jetën. Në epokën e internetit, ato mund të kthehen edhe në objektiva të sulmeve kibernetike. Një shembull konkret vjen nga Franca, ku një sulm ndaj sistemeve të ftohjes në supermarkete bëri që frigoriferët të ngrohnin ushqimet në vend që t’i ruanin ato. Deri në 2 mijë supermarkete dyshohet se u prekën nga incidenti, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare dhe hedhjen e produkteve ushqimore. Ngjarja riktheu shqetësimet për sigurinë e pajisjeve inteligjente, të cilat sot janë të lidhura me internetin dhe mund të kontrollohen nga distanca. Nga sistemet e ngrohjes dhe kamerat e sigurisë, te orët inteligjente dhe makinat, çdo pajisje e lidhur mund të krijojë një...
Burimi:
kohajone.com