Mesazhi i Hashim Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

Mesazhi i Hashim Thaçit nga Haga: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

hashim thaci HAGË- Gati dy muaj pas dënimit me 25 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një tjetër reagim publik. Përmes një postimi në 'Facebook', Thaçi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e qytetarëve, duke u zotuar se do të dalë i pastër në fund të këtij rrugëtimi. “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju”, shkruhet në postimin e Thaçit. Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë e shpalli Thaçin fajtor dhe e dënoi me 25 vite burgim. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që...