VIDEO – Vazhdon pastrimi i kanaleve kulluese, përfundojnë 1.8 km në Shirq e Darragjat të Dajçit…

VIDEO – Vazhdon pastrimi i kanaleve kulluese, përfundojnë 1.8 km në Shirq e Darragjat të Dajçit…

Bashkia Shkodër vijon ndërhyrjet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit kullues në njësinë administrative Dajç, me fokus përmirësimin e kushteve për fermerët dhe mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytjet. Aktualisht, punimet janë përqendruar në pastrimin e 1,8 kilometrave të kanaleve të dyta kulluese, të cilat u shërbejnë tokave bujqësore të fshatrave Shirq dhe Darragjat.Ndërhyrja synon të përmirësojë largimin e ujërave të tepërta nga sipërfaqet bujqësore, duke lehtësuar kullimin dhe duke krijuar kushte më të favorshme për punimin e tokës nga fermerët e zonës. Pastrimi dhe mirëmbajtja e kanaleve kulluese është pjesë e ndërhyrjeve të Bashkisë Shkodër për përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe reduktimin e rrezikut të përmbytjeve, veçanërisht gjatë sezonit të reshjeve.Post navigation