SPAK zbardh komunikimet e Agasit me dy izraelitë: E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret

SPAK zbardh komunikimet e Agasit me dy izraelitë: E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret

Komunikimet e biznesmenit Ergys Agasi me dy shtetas izraelitë janë bërë pjesë e argumenteve të SPAK për të mbështetur dyshimet mbi rrezikun e arratisjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Sipas burimeve të Report TV, në këto biseda Agasi fliste për marrëdhënien e tij të afërt me Hysenin, duke e prezantuar atë si një person me të cilin kishte miqësi të ngushtë. Në një mesazh të datës 22 gusht, dërguar një shtetasi izraelit të regjistruar në telefon me emrin Shalev Israel, Agasi shkruante: “E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret.” Një tjetër komunikim, i datës 6 gusht, është zhvilluar përmes aplikacionit Signal me shtetasin izraelit Srulik Einhorn Koces. Në këtë bisedë, Agasi pretendonte se drejtoresha e shërbimit sekret do të takohej me një...