Parku i ri në Bulqizë, Rama ndan pamjet nga punimet: Hapësirë për çlodhje, shërbime dhe argëtim
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna për ndërtimin e parkut të ri në Bulqizë, një projekt që synon t’i japë qytetit një hapësirë të re për çlodhje, shërbime dhe aktivitete të ndryshme. Rama thotë se projekti parashikon krijimin e një hapësire moderne në funksion të banorëve, vizitorëve dhe turistëve, ku do të ndërthuren shërbimet, tregtia, promovimi dhe argëtimi. ”Puna vijon anë e kënd Shqipërisë. Në Bulqizë po merr jetë projekti i parkut të ri, duke i dhënë qytetit një hapësirë moderne për çlodhje, shërbime, tregti, promovim dhe argëtim, në funksion të banorëve, vizitorëve dhe turistëve. Një hapësirë që do t’i japë një dimension të ri jetës së qytetit, ku do të pilotohet edhe një model i ri i menaxhimit të përbashkët me komunitetin”,-shkruan...
Burimi:
kohajone.com