Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK hetime të reja për korrupsion ndaj Meta-Kryemadhit/ Blerje dhe shpenzime me paratë e biznesmenit (Emri)
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me dosjen ku i përfshirë rrzulton ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi, mësohet se është zbuluar një tjetër episod korrupsioni që i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndyshme. Karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga bizmesmeni Adrian Shatku. Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “ amerikan ekspress” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen.