SPAK godet grupin kriminal, 7 të arrestuar, sekuestrime me vlerë miliona lekë, dyshime për korrupsion dhe në radhët e policisë

SPAK godet grupin kriminal, 7 të arrestuar, sekuestrime me vlerë miliona lekë, dyshime për korrupsion dhe në radhët e policisë

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar të premten një operacion të gjerë në katër qarqe të Shqipërisë – Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë – duke goditur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Operacioni, i kryer në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023 dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, ka rezultuar me arrestimin e 7 personave, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjithsej, 13 persona janë identifikuar si pjesë e këtij grupi....
Burimi: Javanews.al