SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme njofton se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 16 personave, të akuzuar si drejtues dhe anëtarë të organizatës kriminale të trafikimit të kokainës, e drejtuar nga shtetasit Franc Çopja dhe Ervis Çela. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më 5.11.2026, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 187 të vitit 2023, në ngarkim të 16 të pandehurve: – Ervis Çela, Franc Gergely (alias Franc Çopja), Fadil Balla (alias Julian Balla), Riza Çela, Ardjan Çela, Maringlen Mullaj, Petrit Lakatos (alias Petrit Sulejmani), Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami, Soni Pepa (alias Vilson Pepa) – të akuzuar për kryerjen...
Burimi:
javanews.al