Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena
Aktori dhe regjisori i njohur, Gjergj Mena, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur në faqen e “Instagram”-it, Eja në Teatër, ku shkruan se “sot, skena mbetet më e varfër. Ikja e tij e këput kaq herët një rrugëtim që kishte ende shumë për të dhënë”. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit dhe regjisorit Gjergj Mena. Për shtatë vite me radhë, ai drejtoi me dashuri e përkushtim festivalin teatror për të rinj “TK RIN ART”. Përmes punës së tij, qindra të rinj e të reja u afruan me skenën dhe mësuan ta duan teatrin. Shfaqja “Yerma”, vepra e tij e fundit, u prit me shumë sukses dhe dëshmoi edhe një herë...
Burimi:
gijotina.com