Sot seanca e parë plenare, policia “blindon” me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Sot seanca e parë plenare, policia “blindon” me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Teksa sot në orën 17:00 është njoftuar seanca e parë plenare, në të njëjtën kohë do të mbahet protestë qytetare jashtë godinës së Kuvendit. Policia ka nisur me planin e zbatimit të masave, duke bllokuar rrugën e Elbasanit, që të çon te Kuvendi, me ‘mur’ metalik. Masat e sigurisë vijnë në një moment kur pritet grumbullimi i protestuesve. Vendosja e barrierave metalike synon të kufizojë afrimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.