Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Sot dita e fundit e ballafaqimit”, Rama thirrje shqiptarëve të diasporës: Ju lutem dorëzoni zarfet, mos i mbani fletët e votimit në shtëpi
👁10382
Kreu i PS Edi Rama u ka bërë thirrje sërish shqiptarëve të diasporës, në ditën e fundit të fushatës, që të nxitojnë dhe të dërgojnë zarfet në postë. Rama u drejtohet shqiptarëve jashtë kufijve që ende nuk e kanë dërguar mbrapsht zarfin me votën e tyre. “Është dita e fundit e ballafaqimit të palëve para gjykimit të popullit sovran, ky është edhe mesazhi i fundit që dua t’u përcjellë motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, e me radhë, ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpi dhe ku ka ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit të historisë në...