Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh
Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket edhe nga pamjet e më poshtme, kjo dyndje e madhe ka sjellë edhe fluks të madh dhe radhë të gjata. Radhë të gjata automjetesh vijon të ketë në të gjitha hyrjet drejt Lezhës. Përgjatë segmentit Lezhë–Laç vërehet një radhë e gjatë automjetesh, si dhe në zonën e Fushë Milotit, aty ku lidhet Rruga e Kombit me superstradën Lezhë–Laç, ka një prani edhe më të lartë mjetesh, të cilat në të shumtën e rasteve mbeten të bllokuara.