Sot, afati i fundit i Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump: Është në dorën e Putinit!

Sot, afati i fundit i Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump: Është në dorën e Putinit!

Sot është afati i fundit i vendosur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që Rusia t’i japë fund luftës, ose përndryshe do të përballet me sanksione shtesë ekonomike. Dje Trump u pyet për respektimin e afatit, ku tha se “Do të varet nga presidenti rus, Vladimir Putin. Do të shohim se çfarë ka për të thënë. E ritheksoj, do të varet nga ai”. Shtëpia e Bardhë kishte paralajmëruar se klientët rusë të naftës do të përballeshin me tarifa dytësore nëse Moska nuk do të përmbushte afatin. Dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe një zyrtar i lartë i administratës kanë thënë Sky News se sanksionet dytësore ndaj Rusisë pritet të zbatohen të premten, pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme rreth një takimi Trump-Putin....