Sopranoja Inva Mula dhe virtuozët Ekland dhe Redi Hasa me “Meloditë e  Mesdheut” në amfiteatrin antik të Durrësit

Sopranoja Inva Mula dhe virtuozët Ekland dhe Redi Hasa me “Meloditë e  Mesdheut” në amfiteatrin antik të Durrësit

Nga Julia Vrapi “Meloditë e Mesdheut” vijnë në një mbrëmje në amfiteatrin antik në Durrës. Një koncert i veçantë që sjell artistë të njohur shqiptarë me famë ndërkombëtare mbrëmjen e datës 5 gusht. Mbrëmja muzikore me meloditë më të bukura të Mesdheut vjen nga sopranoja  e njohur Inva Mula me virtuozët Ekland dhe Redi Hasa. Qendra Muzeore Durrës shprehet se pjesë e kësaj mbrëmje muzikore është dhe Kori i Fëmijëve “Okarina” me mjeshtren Elikona Hysaj Shala. Sopranoja Inva Mula më këtë koncert kthehet pas shumë vitesh në qytetin e Durrësit e shoqëruar nga dy instrumentistë të famshëm Ekland Hasa në...