Sonte mbahet nata e dytë e Festivalit “Akordet e Kosovës”

Sonte mbahet nata e dytë e Festivalit “Akordet e Kosovës”

Sonte vazhdon nata e dytë e Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”. Në një atmosferë festive dhe me një skenografi madhështore, mbrëmë në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë është zhvilluar nata e parë e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”. Kjo ngjarje e madhe muzikore, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës, por edhe në Radiotelevizionin Shqiptar dhe në Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut në kanalin e gjuhës shqipe, solli përballë publikut një ndërthurje të shkëlqyer zhanresh, nga rock-u alternativ, etno-pop-i e xhazi, e deri te baladat prekëse. Nata e parë solli në skenë 17 solistë konkurrues, të shoqëruar drejtpërdrejt nga orkestra dhe bendi i festivalit. Ndërkohë, nata e tretë do të jetë e dedikuar për festivalin...