Solli 338 mijë euro drogë në valixhe nga Tajlanda, kush është i arrestuari në Rinas – Sinjali për çantën u dha nga Dubai

Solli 338 mijë euro drogë në valixhe nga Tajlanda, kush është i arrestuari në Rinas – Sinjali për çantën u dha nga Dubai

Dhimitër Shehu, 39 vjeç, banues në fshatin Kras të Tepelenës, është arrestuar të hënën në aeroportin e Rinasit, pasi në valixhen e tij u kap një sasi prej 19.4 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, me përqindje të lartë të përbërjes aktive THC. Sipas burimeve zyrtare, vlera e drogës në treg llogaritet rreth 338 mijë euro. Hetimet paraprake tregojnë se lënda narkotike ishte e destinuar për t’u shitur në tregun e Tiranës. I arrestuari kishte mbërritur në Shqipëri nga Tajlanda, vend ku dyshohet se kishte blerë kanabisin që tentoi të trafikonte në territorin shqiptar. Policia e ka sekuestruar lëndën...
Burimi: Gijotina.com