Socialisti djeg teserën e PS në protestën e studentëve: Nuk e dua më këtë parti

Socialisti djeg teserën e PS në protestën e studentëve: Nuk e dua më këtë parti

Një qytetar, i cili deklaron se është anëtar i Partisë Socialiste, ka djegur teserën e anëtarësisë gjatë protestës së studentëve, duke shprehur zhgënjimin e tij ndaj forcës politike ku ka qenë pjesë prej vitesh. Gjatë protestës, qytetari deklaroi se ishte rritur politikisht me Edi Ramën dhe se më herët kishte qenë mbështetës i Fatos Nanos. Megjithatë, ai tha se nuk dëshiron të jetë më pjesë e PS-së. “Jam anëtar i PS, jam rritur me Edi Ramën. Kam qenë me Fatos Nanon, e djeg dhe nuk e dua më PS. Nuk më ka bërë asnjë të drejtë PS” tha qytetari.