Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“S’më shqitet nga sytë buzëqeshja e tij mbrëmë kur u ndamë”/ Pedagogu që shoqëroi ish-ambasadorin gjerman në Shqipëri tregon momentet e tij të fundit: Ngjante si një engjëll i gëzuar
“Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Besjan Zogaj, që shoqëronte ish-ambasadorin gjerman gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Miku i Daum, në një reagim pas ndarjes nga jeta të diplomatit, kujton çastet e fundit me të. Rrëfimet e tij emocionuese mbi Shqipërinë këto ditë ishin një magjepsje për të gjithë, thotë pedagogu. Reagimi i plotë: Ambasadori Werner Daum u shua në Shqipërinë që e deshi aq shumë, e ku kaloj ditën e fundit të jetës së tij i lumtur dhe i...