Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Skulptori Bedri Haziraj hap ekspozitën personale “Deri kur…”
Ekspozita personale “Deri kur…” e skulptorit Bedri Hazirajt, e cila është hapur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është ekspozitë që u kushtohet të pagjeturve; plagë kjo që ende brengos shoqërinë e Kosovës, sidomos familjet e prekura në luftën e fundit nga forcat serbe. Koncepti i ekspozitës ka një porosi konkrete, të materializuar në forma skulpturale e në variacione të ndryshme; është një përpjekje për t’i vizualizuar mendimet përmes formës plastike në pozitën e një kronisti, që flet për të kaluarën dhe të sotmen. Bedriu materializon në dru eshtrat e viktimave të pafajshme të luftës, me ç’rast njerëzit shndërrohen në numra nga regjistrimet e ruajtura; nga ato që janë gjetur deri më tani, të cilat janë një revoltë vizuale për moszbardhjen e rasteve të tjera....