Skënder Hita zbret në terren, kreu i Policisë së Shtetit pranë efektivëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zbritur në terren gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku vijojnë tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit. Hita është parë pranë efektivëve të policisë në zonën përreth ministrisë, në një moment kur strukturat e rendit po vijojnë ndërhyrjen për të zmbrapsur protestuesit dhe për të shpërndarë turmën. Prania e drejtuesit të Policisë së Shtetit në terren vjen në kushtet e përshkallëzimit të situatës, ndërsa përplasjet kanë shoqëruar protestën studentore.
Burimi:
ntv.al