Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Drejtori i Përgjithshëm Skender Hita takon dhe falënderon punonjësit e Policisë të dëmtuar në krye të detyrës: Sakrifica dhe përkushtimi juaj meritojnë respektin e qytetarëve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ishte në Malësinë e Madhe, ku takoi dhe falënderoi dy punonjësit e Policisë, inspektorët Hilmi Smajlaj dhe Samet Bajri, të cilët shërbejnë në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe u dëmtuan me thikë gjatë ndërhyrjes për ndalimin e një shtetasi gjerman, në fshatin Pjetroshan, pas njoftimit se kishte sulmuar me benzinë automjetin e një qytetari. Drejtori Hita: “Dua t’ju përgëzoj për guximin, profesionalizmin dhe vendosmërinë që treguat në përmbushjen e detyrës, në një situatë me rrezik të lartë për jetën tuaj dhe të qytetarëve....