Skënder Hita në Sarandë: Do godasim pa kompromis grupet kriminale që veprojnë në qytet
Skënder Hita në Sarandë: Do të godasim pa kompromis grupet kriminale që veprojnë në qytet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mbërriti këtë të diel në Sarandë, pas atentatit të rëndë të ndodhur paraditen e sotme në qendër të qytetit, ku u vra me armë zjarri një 44-vjeçar dhe u plagos një kalimtar 73-vjeçar. Hita zhvilloi një analizë me drejtuesit dhe strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë së cilës kërkoi hetime të shpejta dhe të thelluara për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Në fokus të takimit ishte edhe situata kriminale në Sarandë. Drejtori i Përgjithshëm kërkoi një skanim tërësor të territorit, duke nisur nga konfliktet më të rënda deri...
Burimi:
shkodraweb.com