Skeçin në rrjet e quajtën tallje me protestën, Agron Llakaj: Ne nuk jemi një zë kundër rrymës
Showbiz E Hënë, 5 Tetor 2026 20:11 I rikthyer në “Portokalli” pas 16 vitesh, Agron Llakaj ka sqaruar se personazhet e interpretuara në skeç nuk kishin si synim të ironizonin apo fyenin qytetarët që marrin pjesë në protesta. Sipas tij, frymëzimi ka ardhur nga figura dhe situata që ishin bërë virale gjatë protestave. “Ato personazhe që ne ngritëm në protestën tonë në ‘Portokalli’ janë personazhe që u bënë virale. U bënë meme po aty në protestë. Edhe me njerëz që kanë abuzuar me protestën duke sjellë skena qesharake. Kjo ka qenë dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër”, deklaroi Llakaj për Top Channel. Ai hodhi poshtë pretendimet se humori i programit kishte për qëllim të nënçmonte protestuesit apo vetë protestën. “Ne nuk shajmë askënd, nuk fyejmë...
Burimi:
kohajone.com