Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij
Shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë denoncuar në polici mësuesin e edukimit fizik, të cilin e akuzojnë për ngacmime seksuale në ambientet e shkollës. Pas kallëzimit, Policia e Vlorës ka shoqëruar 35-vjeçarin Albano Ameti, i cili prej rreth dy muajsh ishte pjesë e stafit pedagogjik të këtij institucioni arsimor. Nxënëset që kanë denoncuar rastin janë të moshave 14 deri në 17 vjeçe. Ndërkohë, gjatë një vëzhgimi në terren në Selenicë, nxënës të shkollës “Hajredin Beqari” kanë treguar se kishin dëgjuar për pretendimet e ngritura ndaj mësuesit. Disa prej tyre bëjnë me dije se mbrëmjen e kaluar janë paraqitur në ambientet e Policisë së Vlorës, ku janë marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me këtë ngjarje. Edhe prindër të...
Burimi:
javanews.al