Skandali në Gjermani/ Ish-shefi i shërbimit sekret kishte probleme financiare, emri i doli në një dosje të bujshme

Skandali në Gjermani/ Ish-shefi i shërbimit sekret kishte probleme financiare, emri i doli në një dosje të bujshme

BILD BND-ja (shërbimi sekret gjerman) duhet ta mbrojë vendin tonë nga fuqitë e huaja. Por, që prej kësaj jave, qytetarët gjermanë duhet të pyesin veten nëse në shërbimin e tyre të inteligjencës së jashtme punojnë edhe njerëz që tradhtojnë dhe shesin vendin. Ish-kreu i BND-së, August Hanning, 80 vjeç, ndodhet në paraburgim, nën dyshimet për tradhti ndaj atdheut. Bashkë me të është edhe personi që dyshohet se e furnizonte me informacione dhe që u largua nga shërbimi vetëm këtë vit, pas daljes në pension. Prokuroria Federale e Gjermanisë, autoriteti më i lartë i akuzës në vend, e dyshon Hanningun për “spiunazh në dëm të shtetit, zbulim të sekreteve shtetërore, tentativë për tradhti ndaj atdheut dhe veprimtari agjenturore për shërbime të huaja”. Njeriu që drejtoi Shërbimin...