OBSH ngre alarmin: Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz në 25 vite

OBSH ngre alarmin: Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz në 25 vite

Rritja e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe barnave të tjera rrezikon t'i kthejë ndërhyrjet e zakonshme kirurgjikale dhe lindjet në situata kërcënuese për jetën, si dhe të vërë në rrezik të ardhmen e mjekësisë moderne, paralajmëroi të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). “Rezistenca ndaj antibiotikëve por në një kuptim më të gjerë po flasim për rezistencën antimikrobike, ose AMR është e përhapur dhe kërcënon të ardhmen e mjekësisë moderne”, tha specialisti i OBSH-së, Jean Pierre Nyemazi. Edhe pacientët me kancer dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike përballen me rreziqe më të mëdha nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret, viruset ose kërpudhat, të cilat nuk reagojnë më ndaj trajtimeve të disponueshme. OBSH-ja po u bën thirrje vendeve të shtojnë përpjekjet për të luftuar rezistencën antimikrobike gjatë javës...