Ukraina përgatitet për takime kyç me aleatët, ndërsa sulmet ruse vazhdojnë

Ukraina përgatitet për takime kyç me aleatët, ndërsa sulmet ruse vazhdojnë

Derisa bisedimet për paqe po hasin në vështirësi dhe sulmet ajrore ruse po vazhdojnë, Qeveria e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po përgatitet për dy takime të rëndësishme me aleatët këtë javë: takimin e të ashtuquajturit Grupi i Ramsteinit, i cili do të pasohet nga një takim i Koalicionit të Vullnetit. Këto takime do të mbahen në një kohë kur Rusia nuk po jep asnjë shenjë gatishmërie për t'i dhënë fund luftës. "Do të mbahet një takim i Ramsteinit, i cili duhet të sjellë rezultate", tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, të publikuar me video më 15 nëntor, duke iu referuar takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili është planifikuar të mbahet më 17 nëntor në Bruksel. "Ky takim...