Skandali i call center-ave trondit Ukrainën, dorëhiqet Prokurori i Përgjithshëm

Skandali i call center-ave trondit Ukrainën, dorëhiqet Prokurori i Përgjithshëm

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravçenko, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion që lidhen me një rrjet të paligjshëm qendrash mashtrimi telefonik (call center) në vend. Dorëheqja vjen pasi gjatë fundjavës hetuesit e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SAP) kontrolluan zyrat e tij. Sipas hetuesve, një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme drejtonte një skemë pastrimi parash që mbronte qendra mashtrimi telefonik në këmbim të pagesave. Sipas NABU dhe SAP, paratë e përfituara nga kjo skemë janë përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme, bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë, ndërsa bëhet fjalë për “miliona” asete të pastruara. Në letrën e dorëheqjes, Kravçenko tha se nuk dëshiron që posti i tij të përdoret si “mjet për përballje politike”. Ai...